Flet mjekja për vdekjen e 16-vjeçarit nga Covid-19: Na ka prekur thellë në shpirt, shkoi në lulen e rinisë

Shpërndaje

Vdekja e 16-vjeçarit nga Covid-19, mjekja në Viti: Na ka prekur thellë në shpirt, shkoi në lulen e rinisë

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, ka shprehur dhimbjen e saj për vdekjen e 16-vjeçarit nga koronavirusi. Ajo tha se rasti i 16-vjeçarit me inicialet B.B, nga fshati Vërban i Vitisë, është rasti më i dhimshëm gjer më tani për të, shkruan Gazeta Express.

“Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë. Blendi na ka toronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë”, thuhet në shkrimin e saj.

Njoftimi i plotë:

Virusi nuk e kurseu as jetën e Blendit!

Sot morëm një lajm të dhimbshëm, ngase virusi famëkeq i paska marrë jetën edhe Blendit 16-vjeçar.

Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.

Blendi na ka toronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë.

Në emrin tim dhe të personelit shëndetësor në QKMF të Vitisë, familjes dhe mbarë vitiasve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Zoti e mëshiroftë Blendin, ndërsa familjarëve ua lehtësoftë dhimbjet!

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip