G7 falënderon shtetet e tjera të Ballkanit që i vendosen sanksione Rusisë

G7 ka mbajtur një takim Gjermani.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët pas një takimi që ata kanë pasur gjatë ditës së sotme në Gjermani, ku kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj perspektivës evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë deklaratë, po ashtu shtohet se, vendet e G7 kanë përgëzuar Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sanksionet që këto të fundit kanë vënë kundër Rusisë, duke shtuar se edhe Serbia duhet të veprojë në mënyrë të njëjtë, shkruan lajmi.net.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj perspektivës evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të garantuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ne mirëpresim që Ballkani Perëndimor të qëndrojë i bashkuar në dënimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, veçanërisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (UNGA). Ne përgëzojmë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për përafrimin e plotë të politikave të tyre të jashtme me BE-në, përfshirë sanksionet dhe zbatimin e tyre. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të bëjë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë vazhduar duke përmendur Kosovën dhe faktin që kjo e fundit është përafruar me masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

“Ne mirëpresim përafrimin e Bosnje dhe Hercegovinës me masat kufizuese të BE-së ndaj Rusisë dhe përafrimin e njëanshëm të Kosovës me ato masa. Ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor që të reduktojë varësinë e tyre nga hidrokarburet ruse dhe cenueshmërinë ndaj detyrimit ekonomik”, shtohet në deklaratën e përbashkët të G7.

Shtojmë se shtetet që bëjnë grupin e njohur të shteteve si G7, janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip