Gacaferri vizaton Rexhep Selimi në Hagë

Disa nga krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë.

Ish luftëtarin e UÇK-së, Rexhep Selimin, sot në Hagë e ka vizituar miku i tij Lulzim Gacaferri.

Ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se Selimi gjithë eksperiencën e paraburgimit po e kalon me sportivitet dhe se së bashku me shokët e tij që ndodhen atje janë duke e kryer punën e tyre në shërbim të vendit tonë, edhe pse janë prapa grilave.

“Dhomat e Specializuara më kanë dhënë leje për vizitë tri orë. Miku im është mirë dhe nuk po e lë paraburgimin që të ndikojë tek ai”

“Edhe Fitër e Bajramin të akuzuarit e festojnë aty, sigurisht. E kanë një kuzhinë të madhe dhe u mundësohet që t’i festojnë festat”, deklaroi Gacaferri, duke shtuar se porosia e Selimit ishte që populli të qëndrojë i bashkuar dhe të punojë për vendin, sepse shtetin e kemi krijuar me shumë mund e sakrificë dhe është derdhur shumë gjak.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip