Gazetarët e MIA-së sërish protestojnë, do të radikalizohen nëse nuk u rriten pagat

Pas protestës së parë paralajmëruese nga të punësuarit e Agjencisë Informative – MIA, një numër i madh i të punësuarve sot sërish në kohën e pauzës, për gjysmë ore dolën në protestë paralajmëruese përpara hapësirave të agjencisë, raporton Portalb.mk. “Të punësuarit nga MIA kanë adresuar disa kërkesa deri te Qeveria, ndër të cilat më urgjente […]

Gazetarët e MIA-së sërish protestojnë, do të radikalizohen nëse nuk u rriten pagat
Foto nga kamerat autor Matt C/Unsplash

Pas protestës së parë paralajmëruese nga të punësuarit e Agjencisë Informative – MIA, një numër i madh i të punësuarve sot sërish në kohën e pauzës, për gjysmë ore dolën në protestë paralajmëruese përpara hapësirave të agjencisë, raporton Portalb.mk.

“Të punësuarit nga MIA kanë adresuar disa kërkesa deri te Qeveria, ndër të cilat më urgjente është rritja e pagave për 30 përqind, e cila është për 2,5 herë më e vogël nga 78 përqind nga rritja e fundit e rrogave të zyrtarëve”, informoi Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Mediave (SPGM).

Përderisa për kërkesat tjera janë të nevojshme zgjedhje sistematike, kërkesa për rritjen e rrogave është më e lehta për tu zgjidhur dhe duhet vetëm që të vendoset ne rend ditor në seancë të Qeverisë, thonë kolegët nga MIA.

“Liria e mediumeve dhe fjala e lirë, por madje edhe lufta kundër dezinformatave, janë të pamundura nëse gazetarëve dhe punëtorët e mediave kanë rroga nën mesataren dhe sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në maj të vitit 2023 ishte 36.465 denarë, ndërsa pagat e gazetarëve dhe mediave në MIA janë më të ulëta se mesatarja për më shumë se 6.000 denarë thonë nga Sindikata.

Protesta e punonjësve në MIA, e cila është e mbështetur nga SPGM, do të vazhdojë në ditët në vijim, përderisa nuk plotësohen kërkesat. Ekziston edhe mundësia për radikalizëm në shprehjen e revoltit.

Rikujtojmë se ditën e djeshme punonjësit e Agjencisë informative – MIA kanë dalë në protestë paralajmëruese me kërkesë për rritje të pagave. Me planin financiar të punës së MIA-së për vitin 2023 janë paraparë mjete për rritje të pagave, ndërsa punëtorët pohojnë se kanë muaj që presin që kjo të futet në rend dite të seancës së Qeverisë