Gazetarit kosovar brenda javës i vdesin të dy prindërit nga COVID-19

Shpërndaje

Gazetari Naim Sadiku, i cili para pak kohësh humbi babanë e tij si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.

“Drita e syve, nga sonte u bë dritë e qiellit. Lamtumirë oj e shtrentja NANË”, janë fjalët prekëse që ai ka shkruar në Facebook.

Sadiku vetëm dy ditë më parë kërkoi plazmë të gjakut nga ata që e kanë kaluar Covidin për nënën e tij që ishte infektuar me Covid-19.

“Te nderuar kolege, miq e dashamire, pasi me vdiq babai, po bejme perpjekje maksimale per ta shpetuar nenen, e cila vazhdon te jete ne gjendje te rende. JU LUTEM, te gjithe atyre qe e kane kaluar Covid-19, qe te dhurojne gjakun e grupit 0 Pozitiv, per ta perdorur si plazme. Sic dihet gjaku i dhuruar duhet te kete mbi 50 antitrupa, per te shpresuar se mund te kete efekte pastaj. Sa me shpejt qe ndodhe kjo, aq me shume mund te rritet shpresa per nenen”, kishte shkruar ai në Facebook.

Sadiku ka njoftuar se varrimi i nënës së tij do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Rashan të Mitrovices.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip