Gent Cakaj njofton se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij

Shpërndaje

Cakaj tregon se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Cakaj kishte kërkuar ndihmë në rrjetin social Facebook, për të gjetur plazmë gjaku nga ata që e kanë kryer COVID-19, për babanë e tij të infektuar me COVID.

“Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë”, ka shkruar Cakaj.

Ai ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë për ndihmën që i kanë dhënë sot për babanë e tij.

Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt!”, ka shkruar Cakaj

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip