Gjendet i vdekur një burrë në mes të rrugës, Policia jep detaje

Një burrë është gjetur i vdekur në një rrugë në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve”, thuhet në raport.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip