Goditje tavolinash e fishkëllima në Kuvend, opozita bojkoton seancën në shenjë proteste

Opozita ka vazhduar edhe sot të pengojë mbajtjen e seancës.

Në shenjë proteste për mosformimin e Komisionit Hetimor për Energjinë, ata kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë.

Protesta ka nisur ndërkohë që deputeti Artan Abrashi ishte duke folur dhe kritikoi opozitën për moslejim të mbajtjes së seancës.

Opozita ka kërkuar që të mos vazhdohet me këtë seancë pa themelimin e Komisionit Hetimor mbi energjinë.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka insistuar në kërkesën e deputetëve të mazhorancës, që komisioni hetimor parlamentar për energjinë elektrike të hetohet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Në raport me atë çka e tha shefi i GP të PDK-së, pajtohemi plotësisht. Pajtohemi që duhet të ofrmohet komisioni hetimor parlamentar, pajtohemi se është instrumenti rkyesor i opozitës për mbikëqyrjen e pozitës Çka nuk pajtohemi, për të siguru ose për të kriju këtë komision në mënyrën se si e ka procedu opozita, ne duhet të shkelim dispozitat e formimit të komisionit parlamentar”, ka deklaruar ajo.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip