Haradinaj: Kurtit i thash se nuk bëj opozitë qysh kemi ba bashkë me ty, se jam plakë pak

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë detaje nga bisedat me Albin Kurtin. Ai ka thënë se AAK do të jetë opozitë konstruktive derisa ka thënë se zgjedhjeve nuk i druhen asnjëherë.

“Kanë kërku konstruktivitet të Aleancës në një partneritet pozitë-opozitë, AAK ka përvojë në opozitarizëm, dikur opozitarizmin e kemi bë së bashku me Kurtin, i thash zotit Kurti se nuk do të kthehem në metodat e vjetra të opozitarizmit se edhe unë jam plakë pak, por do të kthehemi në funksion të opozitarizmit”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ai tha se fituesit e zgjedhjeve duhet ta gjejnë formulën për ta krijuar qeverinë.

“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për me kriju qeverinë. Dy të tretat për presidentin e gjejnë zgjidhjen e tyre. Ajo që na mbetet është një rol opozitar në shërbim të vendit. Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushteteve në një dorë, në këtë rast te zoti Kurti. Populli ia ka dhënë mundësinë për krijimin e qeverisë, nuk ia ka dhënë 2/3. Ne do të shohim si do të veprojmë pas takimeve me strukturat e partisë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se nëse nuk zgjidhet presidenti, a është AAK e gatshme për zgjedhje, ai tha se ‘kërcënimet për zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt”.

“Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt, por si Aleancë jemi të gatshëm për zgjedhje çdoherë. Aleanca si opozitë do të bashkëpunojë për tema të interest nacional. Mendojmë që pozicioni ynë opozitar është i rëndësishëm”, tha Haradinaj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip