Harrohet virusi, Prizreni përplot me vizitorë

Shpërndaje

Kujt s’i bëhet vonë për COVID-19, Prizreni përplot me vizitorë.

Edhe pse sot u konfirmuan edhe 548 raste të reja me COVID-19 dhe situata vazhdon të jetë mjaftë e rënduar, qytetarët nuk po merakosen shumë.

Nëntë persona humbën jetën edhe sot si pasojë e këtij virusi, e qyteti i Prizrenit u mbush plot e përplot nga vizitorë.

Derisa institucionet përkatëse vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektim të masave dhe mos-dalje të shpeshta për shkak të përhapjes edhe më të madhe të virusit, disa fotografi të realizuara sot në Prizren tregojnë mjaftë mirë se qytetarët po vazhdojnë daljet, madje në numër edhe më të madh.

Derisa vendet e shumta të botës kanë vaksinuar shumicën e qytetarëve me vaksinën anti-COVID, Kosova nuk ka arritur të sigurojë ende as edhe një dozë të vetme nga kjo vaksinë.

Pavarësisht kësaj, grumbullimet e qytetarëve vazhdojnë teksa rreziku vetëm shtohet.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip