Haziri përsëri uron Abdixhikun: do të qëndrojë prapa në çdo kohë

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar sërish Lumir Abdixhikun për marrjen e postit të ri në parti.

Haziri shkruan se Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë, teksa e ka vlerësuar LDK-në si shkollë politike për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Postimi i tij i plotë:

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.

LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.

Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip