Hoti thotë se jemi në fazën finale të pandemisë

Shpërndaje

Hoti: Jemi në fazën finale të pandemisë, për disa javë vjen vaksina.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është në fazën finale të pandemisë COVID-19, raporton Express.

Para Komitetit për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, Hoti ka thënë se për disa javë presin ardhjen e vaksinave për të filluar me vaksinimin masiv.

“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim ardhjen e vaksiunave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv, duke iu caktu saktë datën dhe orën kur do të vaksinohen. Edhe për vaksinën jemi kritiku, por i kemi bërë gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardevbe të BE’së. Nuk kemi hy në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, dhe vaksina që s’janë certifikuar nga shtetet e BE’së”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, duke thënë se kanë arritur t’i ngritin kapacitetet.

Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.

“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip