Hoxha: Marrja e fajit nga Radojiçiqi, tentim i amnistisë së Vuçiqit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka thënë se marrja e fajit nga krimineli Milan Radojiçiq për sulmin terrorist në Banjskë është tentim i amnistisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Hoxhës, kjo nuk do të pijë ujë fare, pasi tashmë edhe NATO ka shtuar trupat në veri, pasi sipas tij, është vlerësuar si […]

Hoxha: Marrja e fajit nga Radojiçiqi, tentim i amnistisë së Vuçiqit
hoxha:-marrja-e-fajit-nga-radojiciqi,-tentim-i-amnistise-se-vuciqit

hoxha:-marrja-e-fajit-nga-radojiciqi,-tentim-i-amnistise-se-vuciqit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka thënë se marrja e fajit nga krimineli Milan Radojiçiq për sulmin terrorist në Banjskë është tentim i amnistisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Hoxhës, kjo nuk do të pijë ujë fare, pasi tashmë edhe NATO ka shtuar trupat në veri, pasi sipas tij, është vlerësuar si rrezik i madh organizimi shtetëror i Serbisë.

“Prandaj, zbulimi dhe argumentimi me aq profesionalizëm nga Policia e Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, i pranisë së Radojiçiqit si udhëheqës i asaj strukture terroriste, kjo e validon të drejtën dhe tregimin tonë që kemi përballë një palë që s’është e interesuar për marrëveshje, por një palë që i konvenon destabilizimi i vendit dhe rajonit”, tha Hoxha në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kosova nuk do të mjaftohet me daljen e Radojiçiqit para organeve të drejtësisë serbe, pasi siç tha, vetëm organe të drejtësisë ato nuk janë.