Hoxhaj mohon se Kryesia e PDK-së do të shkarkohet të mërkurën

Shpërndaje

Enver Hoxhaj mohon se Kryesia e PDK-së do të shkarkohet të mërkurën.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen ditën e mërkurë ku do të diskutohet për humbjen që pësuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe për temat tjera aktuale politike.

Është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që e ka konfirmuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë mblidhet të mërkurën.

“Pasnesër mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tone si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai në Kanal 10.

Ai ka mohuar se do të mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar Kryesinë.

Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndiqet edhe ndërgjegjja.

“Kryetari jonë është në gjykatë dhe do të marrim një vendim të duhur në kohë të duhur. Ne mund ta debatojmë por jam duke fol për një kryetar partie që është në gjykatë, debat duhet të ketë, kur duhet të ndodh, si duhet të ndodh, duhet të bëhet me vlerat e PDK-së, por duhet të tregojmë edhe moral politik. Fryma që të drejtohemi prej të tjerëve nuk i shërben PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip