I duhet për babain e sëmurë në QKUK, Cakaj kërkon ndihmën tuaj për plazmë të gjakut grupi A pozitiv

Shpërndaje

Gent Cakaj kërkon ndihmën tuaj për plazmë të gjakut grupi A pozitiv, i duhet për babain e sëmurë në QKUK.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain e tij.

Ai ka bërë të ditur se babai i tij, Shkëlzeni është i shtrirë në QKUK.

“I shtrenguar nga beteja me COVIDIN-19, detyrohem t’ju kërkoj ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejt edhe në këtë numër telefoni: +38345101998″, shkruan Cakaj në njoftim.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip