I infektuari me koronavirus del në një lokal në Mitrovicë, kapet nga Policia

Shpërndaje

I infektuari me Covid-19 del në një lokal në Mitrovicë, kapet nga Policia.

Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e masave anti-Covid, Policia ka hasur në një person të infektuar me koronavirus, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.
“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë 06.03.2021-20:15. Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për corona virusin covid 19 patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me corona virus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip