I pari u infektua me COVID-19, kjo është gjendja shëndetësorë e 78-vjeçarit nga Vitia

Shpërndaje

Gjendja shëndetësore e personit të parë në Kosovë që u infektua me Covid-19

Stublla e Vitisë ishte fshati që kishte pasur rastin e parë të infektimit me Covid-19 në Kosovë.

Në këtë shtëpi, për herë të parë në Kosovë u përjetua sëmundja që shkakton virusi Korona.

Brenda saj qëndronte Mihill Gjergji i cili ishte 77 vjeç kur u konfirmua si i infektuari i parë me Covid-19 në territorin e Kosovës.

Gjergji nga Stublla e Vitisë, kishte konfirmuar se infektimin e mori gjatë një udhëtimi në Itali.

Fiks një vit më vonë, tash 78-vjeçari e gëzon shëndetin e plot, si i shëruar nga kjo sëmundje dhe po qëndron sërish në Itali.

Meqenëse babai i tij tashmë është shëruar Robert Gjergji tha se nuk dëshiron më të prononcohet për media.

Mirëpo në bisedë me televizionin, ai e përshkroi atë kohë si më të vështirën në jetën e tij.

Por infektimi i 77-vjeçarit, shkaktoi shqetësim edhe jashtë mureve të shtëpisë së tij.

Mirëpo ai thotë që me kujdesin e madh të familjes virusi nuk u shpërnda shumë në fshat.

Por përkundër kësaj në fshatin Stubëll ka ende tri familje të infektuara.

E krejt këtë vit përpallje me pandeminë kryetari i fshatit Stubëll Marian Ramaj e përshkruan si psikologjiskëshit të lodhshëm.

Madje po për këtë u shkrua një libër që mban titullin Virus Nuntium-Lajmi i Virusit që përshkruan të gjitha përjetimet e kësaj kohe.

E se si e përjetuan ata e tregon edhe vetë Ramaj.

Ndonëse ishte vendi i parë me Covid-19 nga fshati Stubëll e humbi jetën vetëm një person nga ky virus.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip