I riu që u vra mbrëmë në Klinë është djali i dëshmorit të UÇK-së që u vra para 23 viteve

Klina u trondit mbrëmë nga një vrasje që ndodhi rreth kohës së iftarit.

Një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë që ndodhën rreth orës 20:43 minuta.

Viktima raportohet se është një 23 vjeçar, ndërkaq të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllezërit e tij.

Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik, detaje këto që nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

I vrari është djali i dëshmorit të UÇK-së, Fazli Hoxha, i vrarë para 23 vitesh, emrin e të cilit e ka trashëguar edhe djali. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit në disa postime në rrjete sociale ku janë shprehur të thyer me humbjen e tyre.

Për rastin deri tash janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip