I riu që u vra në Klinë është djali i dëshmorit, e trashëgoi emrin e babait të rënë për liri

Fazli Hoxha, 23 vjeçar, u vra dje në fshatin Vollujakë të Klinës. Iftari që doli mbrëmë me familje ishte i fundit për të.

Tek hyrja e restorantit u organizua prita nga disa të dyshuar të cilët me armë zjarri e mjete të tjera të forta sulmuan Fazliun dhe vëllaun e tij, Mahmutin.

Fazliu Hoxha nuk arriti të mbijetojë plagët, ndërsa vëllau i tij është i plagosur.

Emri i të riut që u vra mbrëmë ishte trashëguar nga familja Hoxha ngase babai i tij, Fazli Hoxha u vra 23 vite më parë në luftën për liri.

Dëshmori Hoxha pritej të bëhej baba kur u vra nga pushtuesi serb 23 vite më parë.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip