Ilir Meta përplaset me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike

Meta përplaset me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, është përplasur me forcat e policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Ngjarja ndodhi pasi bashkia i kërkoi FRD-së që të lirojë zyrat, shkruan A2 CNN.

Pas ngjarjes, Meta foli për mediat duke e cilësuar këtë rast “si një përpjekje të mafiozëve për të vënë dorë mbi votën”.

Meta i bëri thirrje opozitës “të zgjohet sepse do të jetë vonë për të”.

Në prill të vitit 2016, FRD u transferua te godina ku më parë ka qenë ish-selia e Partisë Demokratike. Së fundmi, FRD vendosi të garonte në zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip