Infektohet me koronavirus, “Çenari” dërgohet në spital

Shpërndaje

Tolgahan Sayısman infektohet me COVID-19.

Edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayman, ka rezultuar pozitiv pas testimit të Covid-19. Siç mësohet nga mediat vendëse, por edhe nga postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, trajtimi po vijon në spital pas një periudhe të lehtë që aktori ka kaluar në shtëpi.

Në një deklaratë të fundit në llogarinë e tij në Instagram, Tolga ka ndarë me ndjekësit lajmin se edhe ai është prekur nga virusi, por pas një trajtimi në shtëpi, i është dashur që të transferohet në spital.

Siç shkruan Tolga, pasi mësoi se ishte infektuar, vendosi të trajtohet në shtëpi për një periudhë kohe, ndonëse rezultatet e testit kishin dalë negative. Pasi bëri testin së fundi, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

“Ndoshta mutacioni i ri nuk rezulton pozitiv që me provën e parë. Vendosëm që të vazhdoj trajtimin në spital. I ftoj të gjithë të bëjnë kujdes”, – shkruan Tolga ndër të tjera në llogarinë e tij në Instagram.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip