Infektologu Ahmeti flet për rastet e para në Kosovë me Covid-19: Kishte panik

Shpërndaje

Infektologu Sali Ahmeti ka folur për situatën me koronavirus në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se menaxhimi i pandemisë deri më tash mund të thuhet se është bërë me sukses në vendin tonë.

“Ishte një vit shumë sfidues dhe me duket sikur janë bërë 10 vjet nëse i analizojmë detajet. Ishte një vit i rëndë për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë stafin shëndetësorë. Në këtë periudhë ka pasur momente dramatike”, tha Ahmeti.
Ai tutje tha se nëse do ta ndante një periudhë të gjatë të Klinikës Infektive, do ta ndante periudhën para COVID’it.

“Në janar të vitit të kaluar patëm filluar përgatitjet pasi që kishim informacione nga vendet tjera. Kishim shqetësimet se si do të përballemi në më këtë sistem të shëndetësisë jo të duhur”, tha Ahmeti në RTK.

Sipas tij, në atë pati një fluks të madh të mërgimtarëve që kishin ardhur nga Italia, e Italia aso kohe ishte në krizë të madhe me shpërthimin e pandemisë.

“Më 8 shkurt e kemi hapur repartin dhe kemi filluat testimet. Nga 8 shkurti deri më 13 mars të vitit të kaluar kemi pasur periudhë shumë sfiduese. E kemi pas vështirë t’i bindim ata pacientë që ishin të sëmurë që nuk e kishin virusin. Kishte panik”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip