Inovatorë të rinj nga RMV-ja kanë zhvilluar një aplikacion celular për t’i ndihmuar personat me diabet

Gjorgjina Ristovska dhe Mario Mijatović janë inovatorë të rinj, të cilët e kanë krijuar aplikacionin DIA, si asistent për personat me diabet për ta menaxhuar këtë gjendje. Të frymëzuar nga dëshira për t’i ndihmuar të dashurit e tyre me diabet, Gjorgjina dhe Mario e përdorën zhvillimin e teknologjisë dhe mundësitë që ajo i ofron për […]

Inovatorë të rinj nga RMV-ja kanë zhvilluar një aplikacion celular për t’i ndihmuar personat me diabet
Krijuesit e aplikacionit DIA Gjorgjina Ristovska dhe Mario Mijatoviç. Foto: Meta.mk

Gjorgjina Ristovska dhe Mario Mijatović janë inovatorë të rinj, të cilët e kanë krijuar aplikacionin DIA, si asistent për personat me diabet për ta menaxhuar këtë gjendje. Të frymëzuar nga dëshira për t’i ndihmuar të dashurit e tyre me diabet, Gjorgjina dhe Mario e përdorën zhvillimin e teknologjisë dhe mundësitë që ajo i ofron për të ofruar zgjidhje për një problem mjekësor, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për Meta.mk ata thonë se me DIA është shumë e lehtë të ndiqet dhe kontrollohet sasia e madhe e informacioneve në lidhje me diabetin, e çdo personi që përballet me këtë gjendje i ofron mundësinë për ta kontrolluar atë me sukses.

Nëpërmjet DIA, personat me diabet në bazë ditore mund të futin të dhëna për shëndetin e tyre dhe nivelet e glukozës në gjak dhe t’i monitorojnë ato përmes raporteve që gjenerohen përmes aplikacionit. DIA është i dedikuar për njerëzit me cilin do tip të diabetit.

“DIA është një aplikacion celular i destinuar për menaxhimin e diabetit, në të cilin futen të dhëna për nivelet e glukozës, tensionit të gjakut, peshës trupore dhe për HBA1C dhe fitohen raporte për gjendjen në bazë ditore, javore ose mujore. Aplikacioni përmban edhe blogje edukative, të cilat përmes një algoritmi personalizohen sipas nevojave të përdoruesve dhe u ofrojnë atyre përmbajtje informative dhe edukative, si për jetën me diabet, llojet e diabetit, nevojën për aktivitet fizik apo një dietë të caktuar, me çka ata do mund t’i marrin vendimet e duhura”, thotë Ristovska.

DIA tashmë është aktive dhe mund të përdoret, por Gjorgjina dhe Mario theksojnë se në mënyrë aktive po punojnë për përmirësimin e saj. Me prezantimin e inteligjencës artificiale ata planifikojnë që DIA të bëhet një asistent inteligjent për diabetin, i cili përdoruesve do mund t’u japë rekomandime për shëndetin, aktivitetin fizik dhe ushqimin, bazuar në të dhënat e tyre të personalizuara.

“Kemi shumë të afërm dhe miq që janë në moshën tonë dhe që janë me diabet. Bëmë hulumtim dhe u munduam të kuptonim se si teknologjia mund të zgjidhte disa nga problemet e tyre. Këta persona vazhdimisht kanë nevojë të ndjekin shumë të dhëna, dhe kështu na lindi ideja që të krijojmë një asistent që do t’i ndihmonte në menaxhimin e tyre. Në hulumtim kemi përfshirë edhe persona me diabet dhe personel mjekësor dhe kemi krijuar një zgjidhje që është kombinim i teknologjisë dhe mjekësisë”, shpjegon Ristovska.

Për momentin ekipi i DIA bashkëpunon me Startup Club-in nga Shkupi, nga ku marrin ndihmë mentoruese për definimin e mjeteve të ardhshme dhe modelin e biznesit në mënyrë që ky aplikacion të gjendjet sa më parë në tregun rajonal dhe global. Pritet që zgjidhjen e plotë ta kenë gati kah mesi i vitit të ardhshëm.

“DIA është në dispozicion për tregun në Maqedoni, ndërsa së shpejti dëshirojmë ta zgjerojmë edhe në nivel rajonal. Nëse i realizojmë Të gjitha mjetet e reja që ne i planifikojmë, do të konkurrojnë në nivel global. Me ato DIA do të ishte një asistent inteligjent, i cili do të jepte rekomandime në maqedonisht më shumë gjuhë”, thotë Mijatoviq.

Për momentin aplikacioni është i disponueshëm falas në Google Play dhe është i përkthyer në tri gjuhë – maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Disklejmeri për Smart Balkans, disclaimer