Isa Mustafa arrin në Kuvend: LDK-ja do të kthehet prapë

Shpërndaje

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja do të bëjë hapa pozitivë dhe do të kthehet sërish e fortë.

Mustafa këtë deklaratë e bëri pak para nisjes së Kuvendit zgjedhor të LDK-së nga i cili pritet të dalë kryetari i ri i partisë.

“Kuvendi sjellë një zgjedhje të një kryetari që do të vazhdoj udhëheqjen ne LDK-së mendoj se do të bëhen hapa pozitiv se do të kthehet prapë LDK-ja pas këtyre zgjedhjeve dhe do ta zërë vendin e duhur”, ka thënë Mustafa me të arritur në vendin ku do të zhvillohet mbledhja.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri tha para nisjes së Kuvendit Zgjedhor se e rëndësishme është që LDK-ja të kthehet në parti të fuqishme pas zgjedhjes së kryetarit të ri.

“Do të jetë një Kuvend zgjedhor ashtu siç di LDK-ja përgjithësisht me i mbajt. Tash e mora vesh që paskan mbet tre. Sidoqoftë ne presim që të kthejmë LDK-në në parti të fuqishme. Besojmë se kjo do të ndodh. Cilido që të fitojë në këtë garë duhet të bëjë përpjekje që LDK-në ta mbajë të unifikuar dhe ta fuqizojë”, ka thënë Beqiri.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip