Jasmina publikon foton duke e puthur Andin

Shpërndaje

Jasmina Kadriu, konkurrentja e “Për’puthen” gjatë javës së fundit ka qenë në mes të tre konkurrentëve, Andit, Atdheut dhe Erlindit, e që sic duket është rikthyer përsëri tek djali nga Peja.

Andi kishte deklaruar që dëshiron të fokusohet vetëm te Jasmina, pasi ka një pëlqim të madh për të, ndërsa ajo gjatë javës së kaluar kishte filtruar me Atdheun dhe Erlindin.

Së fundmi, ajo postoi një video ku shihej veshur me bluzën e Atdheut, i cili u shfaq po më atë bluzë në një video-lidhje.

Gjithashtu po të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me bluzën e Erlindit, e cila e postoi një foto në profilin e saj në “Instagram”.

Por, tani duket se është fokusuar vetëm tek Andi, pasi gjatë ditës së djeshme ka postuar video dhe fotografi që ndjekësit e tyre i kanë krijuar për dyshen, dhe ishte Jasmina ajo që postoi një fotografi duke e puthur atë në prapaskenë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip