Juventusi hyn në garë për Lukakun

Shokohet Interi, Juventusi hyn në garë për Lukakun. Siç bëhet e ditur nga “Sky Sports”, gjiganti italian Juventus ka filluar bisedimet me Chelsean për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku. Lukaku kaloi sezonin e kaluar në huazim te Interi, i cili mbetet ende i interesuar në sulmuesin belg, së bashku me sauditët e Al Hilal. Në […]

Juventusi hyn në garë për Lukakun

Shokohet Interi, Juventusi hyn në garë për Lukakun.

Siç bëhet e ditur nga “Sky Sports”, gjiganti italian Juventus ka filluar bisedimet me Chelsean për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku.

Lukaku kaloi sezonin e kaluar në huazim te Interi, i cili mbetet ende i interesuar në sulmuesin belg, së bashku me sauditët e Al Hilal.

Në anën tjetër, Interi e ka bërë të qartë që e dëshiron rikthimin e Lukakus në “Giuseppe Meazza”, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë të kënaqshme drejt Chelseat.

Thuhet se Interit i nevojitet të përfitojë para nga shtija e lojtarëve, për ta përballuar transferimin e Lukakut.

Gjithashtu, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal mbetet e interesuar në nënshkrimin e 30 vjeçarit, i cili u transferua te Chelsea nga Interi në muajin gusht të vitit 2021 për një shumë të majme prej 115 milionë eurosh.