Kamberi i drejtohet presidenti serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”. Kamberi që është edhe […]

Kamberi i drejtohet presidenti serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën
kamberi-i-drejtohet-presidenti-serb:-hiq-dore-nga-endrra-per-kosoven

kamberi-i-drejtohet-presidenti-serb:-hiq-dore-nga-endrra-per-kosoven

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.

Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënë presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vras serbët.

“Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.

Ambiciet e presidentit serb, sipas tij, janë “njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit)”.

“Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, “do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”, ka shkruar Kamberi duke iu referuar presidentit serb.