Kaq raste të reja me COVID-19 janë regjistruara në 24 orët e fundit

Coronaviursi po vazhdon të jetë i pranishëm.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë, raporton Express.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428. Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por ka pak qytetarë që po e bëjnë këtë tani.

Në 24 orët e fundit MSH njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip