Këshilltarët e Tiranës padi në Gjykatën Administrative: Të shpallet i pavlefshëm mandati i Erion Veliaj!

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës kanë depozituar një padi në Gjykatën Administrative në kryeqytet dhe kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të mandatit të kryetarit Erion Veliaj. Sipas tyre, ky i fundit ka refuzuar të betohet para Këshillit Bashkiak. Silva Caka e Partisë së Lirisë kërkon që gjykata të konstatojë mbarimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të […] The post Këshilltarët e Tiranës padi në Gjykatën Administrative: Të shpallet i pavlefshëm mandati i Erion Veliaj! appeared first on Newsbomb Albania.

Këshilltarët e Tiranës padi në Gjykatën Administrative: Të shpallet i pavlefshëm mandati i Erion Veliaj!

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës kanë depozituar një padi në Gjykatën Administrative në kryeqytet dhe kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të mandatit të kryetarit Erion Veliaj. Sipas tyre, ky i fundit ka refuzuar të betohet para Këshillit Bashkiak.

Silva Caka e Partisë së Lirisë kërkon që gjykata të konstatojë mbarimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Tiranës, sepse ceremonia e betimit në tarracën e godinës së Bashkisë është e paligjshme.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të betohej në tarracën e Bashkisë që drejton, duke shmangur vajtjen në Këshillin Bashkiak, pasi pas katër vitesh atje ka dhe anëtarë të opozitës. Këta të fundit e cilësuan veprimin në shkelje të ligjit dhe rregullores.

Shkruan Silva Caka:

Sot, së bashku me Av. Genc Gjokutaj dhe me mbështetjen e të gjithë këshilltarëve të koalicionit Bashkë Fitojmë, depozituam një kërkesë padi pranë Gjykatës Administrative Tiranë, mbi konstatimin e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë dhe mbarimin para kohe të tij, si pasojë e refuzimit të bërjes së betimit përpara Këshillit Bashkiak, prej ceremonisë së paligjshme, që Erion Veliaj zgjodhi të bëjë në tarracën e godinës së Baahkisë Tiranë.

Zbatimi i ligjit nuk është fakultativ dhe nuk varet nga orekset festive të askujt; betimi, sipas Kushtetutës tonë, është parakusht për marrjen e detyrës, sidomos për fuksionet kushtetuese.

padia e keshilltareve per Veliaj
Padia keshilltareve bashkiake per Erion Veliaj

The post Këshilltarët e Tiranës padi në Gjykatën Administrative: Të shpallet i pavlefshëm mandati i Erion Veliaj! appeared first on Newsbomb Albania.