Kështu e uron bashkëshortja – Rexhep Selimin në ditëlindjen e 50-të

Shpërndaje

Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e ish-shefit të GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka uruar atë për ditëlindje.

Me një tortë me logo të UÇK-së, Mehmeti-Selimi ka shkruar: Ditëlindja e UÇK-së lidhet me Ditëlindjen tënde Rexhë!

Rexhep Selimi ka pranuar urim edhe nga deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar: “Miku im Rexhë, edhe 100 tjera të mira e pranë familjes”.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka kandiduar për deputete nga radhët e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas certifikimit të rezultateve është konfirmuar se ish-pjesëtarja e UÇK-së do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip