Këta kandidatë të LVV-së mund të bëhen deputetë pas formimit të Qeverisë

Shpërndaje

Kandidatët e LVV-së që pritet të bëhen deputetë si zëvendësues të atyre që do të marrin poste qeveritare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të përfaqësohen me 58 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, por lista e atyre që do të zënë vend në institucione – edhe në organin më të lartë ligjvënës – është edhe më e gjatë.

Kushtetuta e Kosovës parasheh se mandati i deputetëve që marrin poste në ekzekutiv apo në institucione tjera përfundon dhe se ata mund të zëvendësohen nga kandidatë të tjerë, që ishin në prag të futjes në Kuvend. Të parët që hyjnë si zëvendësues janë ata që janë të parët në listën e atyre që kanë mbetur jashtë, raporton Express.

Më poshtë, lista e 17 kandidatëve për deputetë që pritet të bëhen deputetë posa të formohen institucionet e reja:

Shqipe Isufi 7554

Enver Haliti 7492

Mirsad Shkreta 7366

Gramos Agusholli 6737

Alban Bajrami 6635

Jahja Kokaj 6490

Hydajet Hyseni-Kaloshi 6413

Ekrem Mustafa 6275

Enver Dugolli 6101

Halil Thaçi 5922

Yllza Hoti 5911

Nasuf Bejta 5764

Valdet Januzaj 5742

Hysamedin Feraj 5555

Gresa Bytyqi Kelmendi 5334

Hysen Durmishi 5217

Mimoza Shala 5006

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme paralmentare që u mbajtën më 14 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 428 mijë e 334 vota, apo 49.95%; Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 mijë e 296 vota, apo 16.90%; Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 mijë e 978 vota, apo 12.64%; pas saj është radhitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 62 mijë e 111 vota apo 7.07%.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip