Këta pritet të jenë disa nga ministrat e Qeverisë Kurti 2

Shpërndaje

Qeveria Kurti 2, këta pritet të jenë disa nga ministrat.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti tashmë kanë përfunduar shumicën e takimeve konsultative me partitë politike për formimin e institucioneve.

Osmani dhe Kurti tashmë kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësuesit e komuniteteve, ndërsa sot do të takojë përfaqësuesit e goranëve dhe të premten liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një ditë më parë është mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së shtatë, ndërsa është vendosur që seanca konstitutive të mbahet më 22 mars, në ora 10:00.

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që ushtruesja e detyrës së presidentit të dërgojë letër për mandatarin, ndërsa pas kësaj të mbahet edhe seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

“Pas votimit edhe të Kryesisë, Kuvendi konsiderohet se është i konstituuar dhe në aspektin formal juridik sapo të vijë letra nga ana ushtrueses së detyrës së presidentes për mandatimin e kryeministrit, thirret seanca…”, ishte shprehur Arbërie Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë.

Mirëpo, i tërë ky proces pritet të përfundojë javën e ardhshme.

Ndërkaq, derisa na ndajnë disa ditë nga seanca konstitutive dhe seanca për formimin e Qeverisë tashmë janë përfolur disa emra për ministra në Qeverinë Kurti si dhe për kreun e Kuvendit.

Pritet që kryetar i Kuvendit, të jetë Glauk Konjufca, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërsa për Ministrinë e Shëndetësisë janë përfolur Arben Vitia ose Haxhi Avdyli.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip