Këto janë fjalët e para të ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA

Shpërndaje

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot ka arritur zyrtarisht në Uashington.

Kjo është bërë e ditur nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ‘Tëitter’, të cilët i kanë uruar mirëseardhje Sadikut.

Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës.

“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.

Në këtë postim ka ri-cicëruar ambasadori Sadiku, i cili është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në SHBA.

“Jam i nderuar që kam arritur në Ëashington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip