Këto janë ngjarjet e datës 5 mars

Shpërndaje

Çka do të ndodh sot në Kosovë.

Agjenda për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesësë UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve përliri. Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës sëKosovës

09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale

11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari, në 23-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Ora 09:45)

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut mban mbledhje solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. ( Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Skenderajt mban mbledhje solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, për nderë të shënimit të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK Gjilan, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “HERAS Plus”. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, Prishtinë, ora 10:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e godinës së re të shkollës “Hamëz Cena”. (Demjan, komuna e Gjakovës, ora 10:00)

Partia Liberale Egjiptiane – PLE parashtron ankesë në PZAP për shkak të pakënaqesive lidhur me procesin zgjedhor dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kunderligjshëm ‘ Romani Iniciativa”. (Ora 10:00)

MSH lanson kampanjën “Bashkë kundër COVID-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Salla e madhe, kati i tretë, ora 11:00 – 12:00)

Prokuroria e Specializuar mban konferencë për ecurinë e rastit Salih Mustafa. (Hagë, ora 11:00)

Komuna e Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantojë planin e renovimit të ndërtesave në lagjen “Ulpiana”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”.( Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 12:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë për media. (Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, rruga “Kosta Novakoviq” Prishtinë, te Rilindja, Kompleksi III nr. 42, kati i parë, zyrat 106/107, ora 12:00)

Departamenti i Mirëmbajtjes dhe Investimeve në kuadër të NPB-së mban konferencë për media pas përfundimit të renovimit të 300 hyrjeve të ndërtesave shumë-banesore. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës – Shpend Ahmeti (Te hyrja nr. 2, në Rr. 1 , në lagjen “Bregu i Diellit”, Prishtinë, ora 14:00) .

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip