Kjo është mosha e 7 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shpërndaje

564 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu kanë humbur jetën edhe 7 persona, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip