Komisionerër e dyshuar për manipulim votash – Çka do të ndodh me ta?

Shpërndaje

Çfarë do të ndodhë me komisionerët e dyshuar për manipulim votash?

Dyshohen për manipulim të votave dhe marrje të ryshfetit në zgjedhjet e fundit, KQZ i futë në listë të zezë.

U angazhuan si komisionerë në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Por dy prej tyre dyshohet se manipuluan me votave dhe morën ryshfet.

Ata u arrestuan dhe u caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

Pavarësisht se a do të shpallen fajtor apo jo, të njejtin nuk do të mund të angazhohen në cilësi të komisionerëve në proceset të tjera zgjedhore.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se këto veprime, KQZ-ja i ndërmerrë për ta ruajtur integritetin e proceseve të ardhshme zgjedhore.

Tutje Elezi ka shtuar se ka pasur qindra raste të tilla që janë proceduar nga KQZ-ja tek Prokuroria e Kosovës.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip