Komuna e Pejës rrethohet nga policia, flet Muhaxheri: Nuk ka aksion, VV-ja po “xhiron film”

Shpërndaje

Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri, thotë se s’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film”.

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot pranë oborrit të komunës së Pejës, duke siguruar këtë objekt.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se policia nuk është duke zhvilluar asnjë aksion aty, por është vetëm duke e siguruar objektin.

Kjo pasi që sipas tij, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që gjendet në opozitë është duke e zhvilluar aty një aksion.

Këtë aksion të tyre Muhaxheri e cilësoi si një “film”.

“Vetëvendosje në Pejë, Dega këtu është duke e xhiruar një ‘film’, dhe policia po i asiston ata, po shohin se çfarë po bëjnë”, ka thënë Muhaxheri

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip