Komuniteti turk me kërkesa për Kurtin rreth Qeverisë, përmendin çështjen e Ambasadës në Jerusalem

Shpërndaje

Pakica turke me kërkesa për Kurtin rreth Qeverisë, përmendin çështjen e Ambasadës në Jerusalem.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka është deklaruar pas takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të Presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Damka tha se Kurtit ia ka paraqitur disa kërkesa që ndërlidhen me votimin e qeverisë së ardhshme nga dy deputetë turq.

“Ne si Partia e Demokratike Turke i kemi dy deputetë. Ne do të qëndrojmë në sallë. Deri tani nuk i kemi pasur kushtet, dhe nuk i kemi qit kushte por kemi pasur kërkesa dhe vazhdojmë të insistojmë për kërkesat tona të ardhshme. Sot e kemi pasur vetëm fillimin dhe do të vazhdojmë bisedat. Për Presidentin ne do të qëndrojmë në sallë, teksa nuk do ta bllokojmë as formimin e Qeverisë. Do të japim kontributin tonë për të mirën e Kosovës. Nuk e kemi vendos se a to votojmë apo jo Qeverinë Kurti, bisedat do të vazhdojnë deri të premten”, ka deklaruar ai.

Damka është pyetur se ndër kërkesat e tyre a përfshihet edhe hapja e ambasadës në Jerusalem. Ai tha se për këtë çështje do të diskutojnë edhe me Qeverinë Kurti, me BE-në dhe OKB-në

“Për këtë çështje kemi biseduar shumë shkurt por unë mendoj që në të ardhmen dhe Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me këtë sfidë. Ne do të përcjellim këtë sfidë në Qeveri , por varet nga vullneti i tyre se çfarë hapash do të ndërmarrin lidhur me këtë çështje. Ne si dy deputet jemi që të ketë një zgjidhje të përbashkët bashkë me BE-në, OKB-në dhe Turqinë”, ka thënë Damka.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip