Koronavirusi në Itali, rritet numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja

Shpërndaje

Rritet numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja në Itali.

Italia ka regjistruar sërish rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja nga koronavirusi 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj janë shënuar 19749 raste të reja me koronavirus nga 345336 tamponë që janë bërë në 24 orët e fundit.

Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia: +4,084.

Edhe numri i viktimave ka pësuar rritje të ndjeshme. Autoritetet njoftojnë se 376 është numri i vdekjeve, një rritje krahasuar me dje ku u regjistruan 318 viktima.

Në total, numri i personave që kanë humbur jetën në Itali që nga fillimi i pandemisë është 100479.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip