KOSOVA

Bajqinovci: Si deputet dhe qytetar ndjehem krenar për këtë veprim të Qeverisë Kurti

Bajqinovci pas shpalljes së konkursit për kryetar të Doganës- Si deputet dhe qytetar ndjehem krenar për këtë veprim të Qeverisë Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci me anë të një shkrimi ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shpalljen e konkursit për drejtor të Doganës.

Bajqinovci thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi kishte konstatuar këtë shkelje nepërmjet shërbimeve të saj të administratës, riktheu ligjshmërinë në vend duke shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm të Haradinajt.

“Si deputet dhe si qytetar, ndjehem krenar me këtë veprim të sotshëm të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti” shkruan Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Më datë 31 Janar 2020, paralajmërova se ish kryeministri Haradinaj, kishte shkelur ligjin kur kishte vendosur që drejtorit të Doganës së Kosovës, t’I vazhdonte mandatin e plotë, pa konkurs e pa komision përzgjedhës.

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi kishte konstatuar këtë shkelje nepërmjet shërbimeve t..

Bajqinovci pas shpalljes së konkursit për kryetar të Doganës- Si deputet dhe qytetar ndjehem krenar për këtë veprim të Qeverisë Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci me anë të një shkrimi ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shpalljen e konkursit për drejtor të Doganës.

Bajqinovci thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi kishte konstatuar këtë shkelje nepërmjet shërbimeve të saj të administratës, riktheu ligjshmërinë në vend duke shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm të Haradinajt.

“Si deputet dhe si qytetar, ndjehem krenar me këtë veprim të sotshëm të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti” shkruan Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Më datë 31 Janar 2020, paralajmërova se ish kryeministri Haradinaj, kishte shkelur ligjin kur kishte vendosur që drejtorit të Doganës së Kosovës, t’I vazhdonte mandatin e plotë, pa konkurs e pa komision përzgjedhës.

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi kishte konstatuar këtë shkelje nepërmjet shërbimeve të saj të administratës, riktheu ligjshmërinë në vend duke shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm të Haradinajt.
Si deputet dhe si qytetar, ndjehem krenar me këtë veprim të sotshëm të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti.

Qeveria që shkelë ligjet, cënon njëkohësisht edhe të drejtat, liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve e poashtu dëmton rëndë imazhin e interesin publik. Sot, kemi Qeveri që të drejtat dhe liritë qytetare e kolektive, i ka filozofi e frymëzim kryesor në punën e saj.

Ky standard do të vlejë edhe për shumë e shumë emërime të kundërligjshme që janë bërë në institucionet e shtetit. Do t’u shërbejmë të gjithëve, e këtë mund ta bëjmë vetëm atëherë kur emërimet i marrin ata që të drejtën ua jep ligji dhe jo dikush apo dicka tjetër.

Qeveria Kurti, e të gjithëve e për të gjithë.

Së shpejti do t’i publikoj edhe shumë vendime dhe emërime të kundërligjshme.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top