KOSOVA

Ekspertët e komentojnë kërkesën e fundit të SHBA-ve për Kosovën: “Jo taksë, jo reciprocitet”

“Jo taksë, jo reciprocitet”, ekspertët e komentojnë kërkesën e fundit të SHBA-ve për Kosovën.

“Kosova duhet të heqë tarifën ndaj Serbisë, pa reciprocitet”, ky ishte mesazhi i radhës i SHBA-ve.

Kërkesa e parë që erdhi nga SHBA-të ndaj Kurtit si kryeministër ishte heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa sot është kërkuar heqja e taksës, madje edhe mos-vendosja e reciprocitetit, shkruan lajmi net.

Kurti, i cili dikur pohonte se tarifa nuk duhet të hiqet tani ka ndryshuar qëndrim duke thënë se kjo duhet të zëvendësohet me reciprocitet, por, këtë po e kundërshtojnë SHBA-të.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Dick Custin, këshilltar për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën amerikane në Gjermani.

Lidhur me këtë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim publik, por sa i përket kërkesës së SHBA-ve, lajmi.net ka kontaktuar me ekspertë të ekonomisë dhe politikës për t’..

“Jo taksë, jo reciprocitet”, ekspertët e komentojnë kërkesën e fundit të SHBA-ve për Kosovën.

“Kosova duhet të heqë tarifën ndaj Serbisë, pa reciprocitet”, ky ishte mesazhi i radhës i SHBA-ve.

Kërkesa e parë që erdhi nga SHBA-të ndaj Kurtit si kryeministër ishte heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa sot është kërkuar heqja e taksës, madje edhe mos-vendosja e reciprocitetit, shkruan lajmi net.

Kurti, i cili dikur pohonte se tarifa nuk duhet të hiqet tani ka ndryshuar qëndrim duke thënë se kjo duhet të zëvendësohet me reciprocitet, por, këtë po e kundërshtojnë SHBA-të.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Dick Custin, këshilltar për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën amerikane në Gjermani.

Lidhur me këtë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim publik, por sa i përket kërkesës së SHBA-ve, lajmi.net ka kontaktuar me ekspertë të ekonomisë dhe politikës për t’i marrë mendimet e tyre.

Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë për lajmi.net është shprehur se takska ka ndodhur në një kohë kur Serbia ishte destruktive në raport me Kosovën, por sipas tij, SHBA-të duhet të kërkojnë edhe ndaljen e fushatës nga Serbia kundër Kosovës.

Sipas Mustafës, reciprociteti është normë reale dhe nuk do të duhej të diskutohej kaq shumë.

“Tarifa ka ndodhur në një kohë kur Serbia është treguar destruktive karshi pavarësisë së Kosovës si një përgjigje dhe kjo lidhet me atë çështje dhe mund të hiqet nëse Serbia e ndryshon qëndrimin dhe SHBA-të kanë kërkuar edhe ndaljen e fushatës së Serbisë që e dëmton Kosovën në pozitën ndërkombëtare, njohjen dhe pjesëmarrjen në organizmat ndërkombëtar dhe Kosovën ta heq taksën. Por, reciprociteti është normë reale dhe parimisht nuk do të duhej të diskutohej sepse në qoftë se reciprociteti mund të ketë ndikim, mund të jetë pozitiv edhe negativ do të thotë, t’i përgjigjen një veprimi pozitiv ose negativ të një vendi tjetër dhe nuk duhet të lidhet taksa me reciprocitet, Kosova nëse e konsideron vetën shtet e ka mundësinë ta aplikojë reciprocitetin jo vetëm me Serbinë por me çdo shtet.”, tha Mustafa për lajmi.net.

Më tutje, Mustafa është shprehur se SHBA-të kërkojnë nga të dy anët përmirësimin e marrëdhënieve, por sipas tij, askush smund t’ia mohojë Kosovës reciprocitetin.

“Nuk është kërkesë eksplicite e SHBA-ve, nëse Serbia nuk t’i pranon as vulat, nuk ka çfarë. SHBA-të kërkojnë nga të dy anët të përmirësohen marrëdhëniet. Kosovës askush smund t’ia mohojë reciprocitetin dhe sigurisht duhet të jetë proporcional kështu që Kosova duhet të diskutojë në çfarë mase do të aplikohet.”, tha Mustafa për lajmi.net.

Më tutje, ai është shprehur se diskutimi i madh për tarifën dhe reciprocitetin po tregon papjekuri politike.

“Mirëpo, taksa, reciprociteti si po diskutohet, tregon papjekuri politike. Shteti i ka instrumentet e veta dhe vepron, duhet të jemi më të përmbajtur sepse duke kriju fushata për taksë e reciprocitet nuk bëhet mirë.”, tha eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa për lajmi.net.

Në anën tjetër, eksperti i çështjeve politike, Jeton Brajshori për lajmi.net është shprehur se SHBA-të e kanë marrë shumë seriozisht çështjen e taksës dhe reciprocitetit.

“Ajo çka SHBA-të kanë proklamuar më herët, tani më ka marrë trajtë serioze, duke kërkuar me ngulm heqjen e taksës 100% dhe mos përkrahur masat e reciprocitetit. Ambasadori Grenell dje bëri të qartë se është kundër reciprocitetit, ndërsa sot po çarkullojn lajme se SHBA-të do të anulojnë të gjitha investimet në Kosovë deri sa të hiqet taksa”, tha Brajshori për lajmi.net.

Më tutje, Brajshori është shprehur se qasja e ambasadorit Grenell është e njëanshme. Ai ka thënë se Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale ka nevojë që të bëjë fushatë me sukseset në politikat e jashtme dhe kjo mund të jetë arsyeja.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top