KOSOVA

Flasin në QKUK, kjo është gjendja e punëtorit që humbi këmbën, pasi u godit nga një veturë

Dy punëtorë të mbeturinave sot në fshatin Denj të Komunës së Rahovecit, saktësisht në rrugën Xërxë – Kramovikë, u goditën nga një veturë. Derisa të njëjtit ishin pas kamionit, duke kryer punën e tyre.

Sipas policisë, deri te aksidenti erdhi pasi shoferi i veturës nuk iu kishte përshtatur shpejtësisë së lëvizjes.

Të dy punëtorët morën, madje njëri nga ta në gjendje të rëndë u dërgua për në QKUK.

Dr. Dafina Basholli, mjeke kujdestare në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë për Indeksonline punëtori në fjalë është sjellë në gjendje të rëndë, por që tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

“Atë e ka sjellë Emergjenca e Gjakovës, në një gjendje mjaftë të rëndë. Këmba e djathtë nën gju madje ka qenë gjysmë e amputuar, është futur në sallë dhe këmba i është amputu krejt.

Ndërsa tjetra këmbë ka qenë me frakturë, edhe në atë është intervenu. Tani pacienti është në gjendje stabile dhe është pranu në Ortopedi, ku do të qëndrojë në një kohë më të gjatë, sepse duhet të rregullohet këmba për protezë d..

Dy punëtorë të mbeturinave sot në fshatin Denj të Komunës së Rahovecit, saktësisht në rrugën Xërxë – Kramovikë, u goditën nga një veturë. Derisa të njëjtit ishin pas kamionit, duke kryer punën e tyre.

Sipas policisë, deri te aksidenti erdhi pasi shoferi i veturës nuk iu kishte përshtatur shpejtësisë së lëvizjes.

Të dy punëtorët morën, madje njëri nga ta në gjendje të rëndë u dërgua për në QKUK.

Dr. Dafina Basholli, mjeke kujdestare në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë për Indeksonline punëtori në fjalë është sjellë në gjendje të rëndë, por që tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

“Atë e ka sjellë Emergjenca e Gjakovës, në një gjendje mjaftë të rëndë. Këmba e djathtë nën gju madje ka qenë gjysmë e amputuar, është futur në sallë dhe këmba i është amputu krejt.

Ndërsa tjetra këmbë ka qenë me frakturë, edhe në atë është intervenu. Tani pacienti është në gjendje stabile dhe është pranu në Ortopedi, ku do të qëndrojë në një kohë më të gjatë, sepse duhet të rregullohet këmba për protezë dhe t’i rregullohet tjetra”, ka thënë Dr. Basholli.

Ndryshe, shefi i trafikut rajonal të Gjakovës, Albin Sahatqija ka konfirmuar gjithashtu se tashmë i dyshuari për këtë rast është arrestuar, ndërsa është dërguar në mbajtje.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top