KOSOVA

Haradinaj sulmon kryeministrin Kurti për pagat: E bën për tituj portalesh, mashtrim ordiner

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka quajtur një vendim për tituj portalesh atë të qeverisë Kurti, për të ulur pagat e kabinetit. Sipas tij, kemi të bëjmë me një narrativë mashtruese e sjellë nga rruga, që po vazhdon në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populiste të panevojshme.

“I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në..

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka quajtur një vendim për tituj portalesh atë të qeverisë Kurti, për të ulur pagat e kabinetit. Sipas tij, kemi të bëjmë me një narrativë mashtruese e sjellë nga rruga, që po vazhdon në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populiste të panevojshme.

“I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.”, shkroi ai në Facebook.

Ish kryeministri mendon se brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese, si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top