KOSOVA

Haradinaj ‘vajton’ shkarkimin e Mendim Rugovës: Ishte profesionist i Zoti

Qeveria Kurti në mbledhjen e mbajtur sot ka shkarkuar të gjithë koordinatorët e emëruar nga Qeveria Haradinaj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që të shkarkohen të gjithë koordinatorët nacionalë. Po ashtu, është hapur konkurs për drejtor të Doganës. E ndaj këtyre vendimeve ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Një ndër të shkarkuarit është edhe Mendim Rugova, i cili ika pasur postin e koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sot e kanë pësuar dy profesionistë. Ai thotë se Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, nuk ishte në atë pozitë për shkak të babait, por për shkak të profesionalizmit.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugo..

Qeveria Kurti në mbledhjen e mbajtur sot ka shkarkuar të gjithë koordinatorët e emëruar nga Qeveria Haradinaj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që të shkarkohen të gjithë koordinatorët nacionalë. Po ashtu, është hapur konkurs për drejtor të Doganës. E ndaj këtyre vendimeve ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Një ndër të shkarkuarit është edhe Mendim Rugova, i cili ika pasur postin e koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sot e kanë pësuar dy profesionistë. Ai thotë se Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, nuk ishte në atë pozitë për shkak të babait, por për shkak të profesionalizmit.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ia kishte zgjatur mandatin drejtorit të Doganës,. Bahri Berishës. Edhe për tre vjet. Haradinaj e zgjati mandatin e Berishës, ndonëse sipas Kodit Doganor të Kosovës, për pozitën e drejtorit të Doganës duhet të shpallet konkursi nga Ministria e Financave.

Por, Ministria e Financave, e udhëhequr nga Besnik Bislimi, sot ka shpallur konkurs për drejtor të Doganës.

Berisha u zgjodh në krye të Doganës në shkurt të vitit 2017.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top