KOSOVA

Këto janë kontradiktat për dialogun të Grenellit, të Thaçit dhe të Kurtit

Kontradiktat për dialogun të Grenellit, të Thaçit dhe të Kurtit.

Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë. Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë s..

Kontradiktat për dialogun të Grenellit, të Thaçit dhe të Kurtit.

Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë. Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë s’e ka përjashtuar as rolin e presidentit të vendit në dialogun me Serbinë, por ka thënë se vetë do ta marrë timonin e udhëheqjes së negociatave.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top