KOSOVA

Këto vendime u morën në mbledhjen e dytë nga Qeveria Kurti

Është mbajtur mbledhja e dytë e Qeverisë Kurti.

Kabineti qeveritar ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete, raporton Periskopi.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që propozimi për zgjatjen e ndarjeve buxhetore t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi ,ka kërkuar para anëtarëve të kabinetit qeveritar që të ndahen mjete për pagesa për muajin mars.

“Në këtë mbledhje paraqes kërkesën për ndarjen e mjeteve edhe për muajin mars deri në miratimin e buxhetit për vitin 2020”.

“Kërkoj nga Qeveria që ta dërgojmë në Kuvend zgjatjen e mjeteve për muajin mars”, ka thënë Bislimi.

Më pastaj obligohet sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë që ta procedojë për në Kuvend për miratim.

Gjithashtu, në këtë mb..

Gjithashtu, në këtë mbledhje u votua edhe grupi për organizimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministrit Albin Kurit ka thënë se është i nevojshëm që të formohet ky grup, në krye të së cilit do të jetë zv.kryeministrit Haki Abazi.

“Do të kemi nevojë për grup punues që do t’i bëjë organizimet tashmë tradicionale për shënimin e pavarësisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka propozuar edhe anëtarët e tjerë në këtë grup të cilët janë; Vlora Dumoshi, Anton Quni, Emilija Redzepi.

Tutje, Albin Kurti iu ka bërë me dije ministrave të qeverisë se do të ju kërkojë të përcjellin në ditët në vazhdim një shkresë për gjendjen në të gjitha dikasteret

“Së shpejti do të jua dërgoj një shkresë të gjithë ministrave që ta bëjnë një evidentim të gjendjes në ministri sa i përket proceseve projekteve dhe sfidave do të bëhet një skanim i gjendjeve”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje të gjatë për të diskutuar për programin qeverisës.

“Së shpejti do të ju njoftojmë lidhur me një mbledhje më të gjatë një ditore për ta thelluar dhe avancuar programin me një program të qeverisë së re me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të këtij kabineti pra ekipi jonë prej 18 veta”, tha Kurti.

Po ashtu u ndanë mbi 400 mijë euro për sanimin e dëmeve nga erërat në shkollat në Pejë e Istog.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top