KOSOVA

Ministri i Albin Kurtit del në përkrahje të marrëveshjeve për hekurudhën dhe autostradën

Agim Veliu del në përkrahje të marrëveshjeve për hekurudhën dhe autostradën.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas marrëveshjes që është nënshkruar sot në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veliu ka shkruar në Facebook se roli i SHBA-së në dialog është i domosdoshëm.

Ai thotë se çdo marrëveshje e arritur në mes të dy vendeve është e mirëpritur.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur”, ka shkruar ai.

Veliu ka përmendur letrën që dje e ka dërguar për kryeministrin e Kosovës, sekretsari i shtetit amerikan Mike Pompeo dhe angazhimin e të dërguarit të posaqshëm të presidentit amerikan në dialog Richard Grenell.

“Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar ai.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top