KOSOVA

Nesër nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës e Serbisë

Nesër pritet të arrihet marrëveshja për hekurudhat në mes të Prishtinës e Beogradit.

Nga Munihu lajmi merr vesh se nesër në mëngjes do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve.

“Nesër në orën 09:30 do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tashmë për këtë ngjarje janë njoftuar edhe gazetarët që po e mbulojnë Konferencën e Munihut këtu”, ka thënë një burim.

Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët ishte thënë se kanë zhvillua..

Nesër pritet të arrihet marrëveshja për hekurudhat në mes të Prishtinës e Beogradit.

Nga Munihu lajmi merr vesh se nesër në mëngjes do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve.

“Nesër në orën 09:30 do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tashmë për këtë ngjarje janë njoftuar edhe gazetarët që po e mbulojnë Konferencën e Munihut këtu”, ka thënë një burim.

Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët ishte thënë se kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”, dhe i kanë përafruar qëndrimet që së shpejti do të çonin në një marrëveshje.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top