KOSOVA

Seanca e Kuvendit përfundon, Kryesia mblidhet në orën 14

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës, në orën 14 mblidhet Kryesia.

Pas replikave të të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka përfunduar mbledhjen e sotme.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas dëgjimit të propozimeve, ka marrë vendim që mbledhja të shtyhet për herë tjetër.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, pritej të bënte shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të bëhej ndryshimi nga 16 në 14.

Ndryshimi i këtij neni, bëhet me votimin e 2 të 3 të votave. Aty u deshën 80 vota, por në votimin e sotëm, kjo dështoi.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mblidhet sot në orën 14:00, raporton Koha.net.

Pas mbledhjes së Kryesisë do të vazhdojë seanca për të përfunduar pikat e mbetura.

Shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi ishte i pari propozoi për pauzë.

“Propozoj të na ftoni një takim për të gjitha që janë diskutuar sot. Propozimi është të bëjmë një pauzë dhe të bëjmë një takim me ju”, tha ai.

Arben Gashi nga LDK-ja tha “Mendoj..

Arben Gashi nga LDK-ja tha “Mendoj që është propozim i arsyeshëm”.

Bedri Hamza nga PDK tha se “Diskutimet janë harxhuar dhe kërkojmë qe kjo çështje të hedhet në votim”.

Teuta Haxhiu nga AAK tha se “edhe grupi jonë parlamentar mendon njëjtë që të hedhet në votim meqë diskutimet kanë përfunduar”.

Haxhi Shala nga Nisma tha se”edhe ne mendojmë që debatet janë kryer edhe kjo pikë duhet të qitet në votim”.

Osmani, tha se Kryesia do të caktojë datën, ditën e orën.

“Duke parasysh që akoma jemi minus 12 deputetë dhe presidenti ende nuk e ka përfunduar detyrën e tij kushtetuese dhe duke pas parasysh që kemi disa vërejtje propozimi im është që këtë temë ta përfundojmë ta shtyjmë për një ditë tjetër dhe mbledhja e kryesisë do ta caktojë ditën dhe orën e saktë se kur vazhdojmë me konstituimin e kuvendit”, tha Osmani.

Ndërkaq, Bedri Hamza, i tha se “mos prezenca e 11 deputetëve prapë nuk ua bën votat”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top