KOSOVA

Shfuqizohet vendimi i Haradinajt për drejtorin e Doganës, shpallet konkursi

Shpallet konkursi për drejtor të Doganës, ndonëse Haradinaj ia vazhdoi mandatin për 3 vjet.

Qeveria e Republikës, konkretisht Ministria e Financave ka anuluar vendimin e ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për vazhdimin e mandatit të drejtorit aktual të Doganës, Bahri Berisha.

Ministria e udhëhequr nga Besnik Bislimi ka shpallur konkurs për këtë pozitë. Kjo është bërë publike në një gazetë ditore, shkruan Indeksonline

Ndryshe, ish-kryeministri Haradinaj e kishte bërë të ditur në rrjetet sociale vendimin për numrin një të Doganës.

“Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia kam vazhduar mandatin edhe për tre vjet të tjera. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera”, kishte shkruar ai.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top